fbpx

Arrestohet një shitblerës i substancave narkotike në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Dje pasdite është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti po merret me shitblerje të narkotikëve.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Misine Kokollari”.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Qesja peshonte 5.6 gramë, teksa nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 25 euro, një telefon dhe një thikë.

“I dyshuari ka pohuar se në shtëpinë e tij ka një sasi të narkotikëve dhe gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar 73 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë” thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve” si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]