fbpx

Arrestohet një zyrtar në Ministrinë e Bujqësisë, u kap duke marrë ryshfet për subvencione

nga Revista Kosovarja

Një zyrtar në Minisitrinë e Bujqësisë është arrestuar sot nga policia, pasi është kapur në flagrancë duke pranuar ryshfet mijëra euro.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]