84
Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga personat që dyshohet se ka dërguar në spitalin e Ferizajt vajzën 20 vjeçare pa shenja jete.
Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj ka thënë që dy të dyshuarit janë identifikuar, por vetëm njëri është kapur.
Dyshohet se ata e kanë sjell viktimën me një veturë të tipit Audi me tabela të Zvicrës por që numrat nuk po mund të deshifrohen për shkak të pamjeve të dobëta të kamerave të sigurisë.