fbpx

Arrestohet Nol Nushi, PSD e quan përndjekje politike

nga Revista Kosovarja

Partia Social Demokrate ka njoftuar se është arrestuar zyrtari i tyre Nol Nushi, raporton Gazeta10.

PSD e ka quajtur këtë arrestim si përndjekje politike.

Tutje, në reagimin e tyre është thënë se policia nuk ka prezantuar urdhër arrest.

Më pastaj është thënë se Nol Nushi është liruar por i është ndalur letërnjoftimi.

PSD ka thënë se një veprim i tillë është i dyshimtë.

Këtu keni reagimin e plotë:

“Arrestohet Nol Nushi

Rreth orës 16:00, Nol Nushi është ndalur në semafor, teksa ishte në veturë. Policia nuk ka prezantuar asnjë urdhër arrest, duke shkelur rregullat dhe ligjin në fuqi. Ata kanë arrestuar Nolin pa asnjë mbulesë legjitime, legale dhe e kanë dërguar në stacionin policor- jug.

Kjo mënyrë e arrestimit pa prezantimin e fletarrestit i çel rrugë arbitraritetit. Reagimi ynë duhet të jetë i orientuar drejt kësaj mënyre funksionimi që lë vend për keqpërdorim nga pushteti, i forcave policore, në momente kur i duhet. Nëse i nënshtrohemi arbitrariteti sot, nesër përndjekja politike do të përligjet me veprime të tilla.

Nol Nushi lirohet, por i ndalet letërnjoftimi. Ky veprim policor nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe si i tillë është tejet i dyshimitë. Prandaj duhet që ndaj policëve dhe vijës komanduese të hapen hetime urgjente”, thuhet në njoftimin e PSD-së në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]