fbpx

Arrestohet personi që kishte vjedhur veturën për bartjen e kufomave

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një veturë të vjedhur në Pejë.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që ai dyshohet se kishte vjedhur veturën e cila ishte përdorur për bartjen e kufomave.

Vetura ishte në vend parkimin e Bashkësisë Islame në Pejë.

“Rr. Lidhja e Pejës, Pejë 24.02.2021 – 04:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte vjedhur veturën e cila kishte qenë në parkingun e Bashkësisë Islame në Pejë, veturë e cila përdoret për bartjen e kufomave. I dyshuari është ndaluar duke drejtuar veturën në Mitrovicën e Jugut. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]