Është arrestuar Shpresa Osmanollaj, zyrtarja e Drejtorisë së Urbanizmit në Prizren.
Ajo dyshohet për “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit.
“E njëjta është arrestuar nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike”, tha Bytyqi.
Osmanollaj pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit, është ndaluar për 48 orë.
Ndaj të njëjtës, më 1 maj të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prizren kishte ngritur aktakuzë për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.