76
Sot në Kosovë kanë arritur 53 mijë vaksina anti-COVID të kompanisë “Pfizer”.
Këto vaksina do të vijnë si pjesë e kontratës që ka Kosova me kompaninë “Pfizer”.
Lajmin e ka konfirmua për Telegrafin, këshilltarja e ministrit Arben Vitia, Orgesa Arifi.
Ajo ka thënë se kanë ardhur 53 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Kujtojmë SHBA ka filluar të dërgojë në Kosovë në formë të donacioneve rreth 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Ndryshe Kosova në total ka administruar 922.623 doza të vaksinës anti-COVID.