Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arrijnë në Qendrën Studentore të riatdhesuarit nga Amerika

nga Revista Kosovarja

Kanë arritur në vendlindje 143 qytetarë të Kosovës që ishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbi artikull

Ende nuk dihet se a i janë nënshtruar ndonjë kontrolle mjekësore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Kujtojmë se sot Ambasada e Kosovës në Washington ka bërë të ditur se me ndihmën e institucioneve të Kosovës do të realizohet fluturimi.

“Sot në Prishtinë arriti fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ndihmën e institucioneve të Republikës së Kosovës, 143 bashkatdhetarë të ngujuar në SHBA për shkak të pandemisë COVID-19 tashmë janë rikthyer në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ju falënderojmë të gjithëve për durimin e treguar gjatë kësaj periudhe, dhe ju lusim të vazhdoni të tregoni kujdes të shtuar për shëndetin tuaj dhe familjeve tuaja. #RriNShpi”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]