Një vit më parë Gjira Kajtazi u bë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi Maël, ndërsa tani ka treguar kuptimin e emrit të tij.
Së fundi Gjira bashkëbisedoi me ndjekësit e vet në Instagram, ku njëri prej tyre e pyeti kuptimin e emrit të djalit të saj.
“Google i din të gjitha përndryshe Argjiro- princesha & Maëli princi”, ka shkruar ajo.
“Dhe ky është momenti që ndryshoi jetën tonë përgjithmonë… Mirë se vjen djali jonë Maël Ibrahimaj.Faleminderit që na zgjodhe ne si nënën dhe babain tënd. Mezi presim të njohim shpirtin tënd të guximshëm”, ka shkruar Gjira në postimin ku e konfirmoi lajmin se u bë nënë./Indeksonline/