fbpx

Arrinë në “Prishtina Mall” “Qunto”, brendi i famshëm i aktorit Blerim Destani

nga Revista Kosovarja

“Prishtina Mall” është qendra tregtare më interesante në Evropën Juglindore, që tërheq çdo ditë qindra mijëra vizitor.

Në këtë qendër të madhe, sapo ka arritur edhe brendi i famshëm i veshjeve moderne, “Qunto”.

“Qunto” është ekskluzivitetini fundit në “Prishtina Mall” dhe hapja solemne e dyqanit ka mbledhur shumë dashamirë të kësaj marke që deri më tani kanë mundur ta porosisin vetëm online.

“Qunto” njihet si brendi i aktorit me famë, Blerim Destani, i cili gjithashtu cilësohet si “fashion icon”.

Destani, në praninë e shumë të ftuarve edhe nga jetë publike, ka bërë prerjen e shiritit të dyqanit.

Kjo firmë ekskluzive e rrobave të meshkujve ka pikat e saj edhe në Gjermani, Zvicër dhe Shkup.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]