fbpx

Arsyeja pse nuk duhet t’i lejoni qentë t’ju lëpijnë!

nga Revista Kosovarja

Sigurisht që të zotët e konsiderojnë gjithmonë shenjë dashurie; sa herë që qeni ju afrohet në fytyrë, nxjerr gjuhën dhe pa u ‘menduar’ dy herë, nis t’i lëpijë! Mund të mos jetë e lehtë për t’i refuzuar por, duhet të dini që nuk është aspak higjenike!

E përditshmja New York Times, i ka kushtuar çështjes një artikull të tërë, sipas të cilit thuhet se goja e kafshëve është burim bakteresh e infeksionesh. Dr. Neilanjan Nandi i Universitetit të Mjeksisë, në Filadelfia, ka paralamëruar se duhet pasur gjithnjë kujdes!

Disa prej baktereve në gojën e qenëve, mund të transmetohen nga kafsha te njeriu! Salmonela është njëra prej tyre, veçanërisht e rrezikshme për të shkaktuar sëmundje gastrointenstinale! “Gjenden edhe organizma të tjerë te qentë që njeriu nuk mund t’i luftojë prandaj gjëja më e mirë është që të hiqni dorë nga përkëdheljet dhe ato që mund t’i konsideroni puthje, prej tyre!”

Fakt është që qentë e kalojnë më shumë se gjysmën e jetës së tyre, duke nuhatur skutat më të papastra të ambienteve ku jetojnë dhe pikërisht prej kësaj janë të tejmbushur me baktere të llojeve të ndryshme”- përfundon studimi!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]