Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Arsyet pse duhet të pini një vaj ulliri çdo mëngjes

nga Revista Kosovarja

Vaji i ullirit është përdorur prej kohësh për qëllime mjekësore.

Mbi artikull

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, sëmundjeve të mëlçisë, inflamacionit kronik, astmës, diabetit dhe kolesterolit të lartë. Konsumimi i përditshëm i vajit të ullirit ekstra të virgjër me stomakun bosh mund të përmirësojë shëndetin dhe pamjen tuaj.

Parandalimi i kapsllëkut

Vaji stimulon prodhimin e enzimave tretëse dhe funksionimin e sistemit tretës. Nëse keni shpesh probleme me kapsllëkun, në mëngjes me stomakun bosh merrni një lugë gjelle vaj ulliri të përzier me një lugë çaji lëng limoni.

Moneytizer Paragrafi 4

Funksionim më të mirë të sistemit të tretjes

Vaji stimulon prodhimin e lipazave, enzimave që rregullojnë sistemin tretës. Marrja e vajit të ullirit me stomakun bosh ose para vaktit mund të parandalojë fryrjen, aciditetin e stomakut dhe ngërçet në bark.

Parandalimi i niveleve të larta të kolesterolit

Studimet kanë treguar se konsumimi i përditshëm i vajit të ullirit ekstra të virgjër ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kolesterolit të lartë. Është veçanërisht efektiv te njerëzit që marrin vaj ulliri me stomakun bosh në mëngjes.

Redukton rrezikun e kancerit

Vaji i ullirit ka një efekt të shkëlqyer antioksidues dhe hulumtimet e mëparshme kanë treguar se mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të llojeve të ndryshme të kancerit, veçanërisht kancerit të zorrës së trashë.

Lehtëson simptomat e sëmundjeve kronike

Nëse vuani nga artriti, sigurohuni që të merrni vaj ulliri ekstra të virgjër me stomakun bosh. Do të zvogëlojë inflamacionin dhe do të lehtësojë simptomat e artritit.

Nxit humbjen e peshës

Vaji i ullirit është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore të pangopura dhe hulumtimet kanë treguar se ai ndihmon në rregullimin e oreksit. Marrja e këtij vaji në mëngjes me stomakun bosh do të reduktojë marrjen e kalorive gjatë ditës. Vaji ekstra i virgjër i ullirit parandalon ndryshimet e papritura të niveleve të sheqerit në gjak dhe në këtë mënyrë kontrollon dëshirën për ushqime dhe ëmbëlsira.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]