16
Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona vazhdon të jetë një nga ish-banoret më të komentuara në rrjetet sociale.
Finalistja ka marrë vëmendje edhe me një përplasje të vogël me një ndjekëse në Instagram, i cili e pyeti me ironi nëse nuk po blinte më “like”.
Komentit provokues, Elijona vendosi t’i përgjigjet me shaka, duke shkruar: “Jo bre, mu kanë harxhu paret e finales, s’kom mo… a po mi blen ti?”
Përgjigjja e saj u prit me reagime nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan mënyrën me humor se si ajo iu kundërpërgjigj komentit.

