fbpx

Arsyet se përse lidhja juaj është më e mirë në fillim

nga Revista Kosovarja

I keni ndjenjat e njëjta, mirëpo nuk e keni presionin që jeni në lidhje

Në këtë fazë, me siguri që dilni shpesh, putheni tërë kohën dhe i bëni të gjitha gjërat argëtuese të lidhjes, por ai ende nuk është i dashuri yt plotësisht, dhe kjo bën që të ndjeheni më e lumtur, transmeton Telegrafi.

Ende i keni ndjenjat që i keni pasur kur ka filluar të të pëlqej, mirëpo tani ai nuk është vetëm një djalosh simpatik për të cilin po mendon tërë kohën…

Mendojeni atë si një simpati, ku i ndjeni fluturat në bark dhe brengën se a është reciprok ky pëlqim, por në lidhje e dini se padyshim që i pëlqen atij, sepse përndryshe nuk do të kalonte katër net në javë pranë teje.

Xhelozia ende nuk ka filluar

Ende nuk kanë filluar ndjenjat e xhelozisë, ku brengoseni se me kë po flet ose po takohet, dhe njerëzit tjerë nuk janë faktorë të lidhjes tuaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]