fbpx

Arta Bajrami me dukje të veçantë për Halloween

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Teksa shpesh i azhurnon fansat mbi përditshmërinë e saj apo aktivitetet muzikore, së fundmi këngëtarja nga Prishtina publikoi disa imazhe ku prezantonte dukjen e saj të Halloweenit.

Ajo e ka festuar të ashtuquajturën ‘festë të shtrigave’ e veshur me një fustan rozë, kombinuar me një kapele të zezë dhe flokë të zeza kombinuar me rozë.

“Arta si Arta”, shkroi këngëtarja e njohur në mbishkrimin e fotografive, duke treguar kështu se për këtë Halloween, ka vendosur të shndërrohet në veten e saj.

Arta Bajrami përndryshe shquhet si një prej ikonave të muzikës shqiptare dhe njëherësh e para që ka kultivuar rrymën R&B në Kosovë.

Ajo vazhdon të jetë aktive në muzikë me prurje të njëpasnjëshme për fansat, të cilat priten mirë nga fansat.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]