Kjo ëmbëlsirë u përgatit nga Kokopisha
Mund t’ju themi pa hezitim se kjo recetë është perfekte për këdo që dashuron çokollatën e zezë.
Përbërësit: 150 g çokollatë e zezë (60-70% kakao),
4 vezë, 80 g gjalpë,
2 lugë gjelle kakao (afërsisht 80 g) dhe
1/2 gote sheqer (afërsisht 100 g).
Përgatitja: Presim gjalpin dhe çokollatën në kubikë dhe i shkrijmë në banjomari. I lëmë të ftohen pak. Bashkojmë të verdhat e vezëve me kakaon sa të përftohet një masë e njëtrajtëshme. Shtojmë çokollatën e shkrirë dhe i përziejmë bashkë. Rrahim të bardhat e vezëve me sheqer me rrahës elektrik, derisa të krijohet shkuma e qëndrueshme dhe vëllimi të jetë trefishuar. Shtojmë shkumën e vezëve te masa e çokollatës dhe i përziejmë ngadalë me spatul. Masa do të marrë formën e një musi çokollate. E shtojmë masën në tavën e pjekies dhe e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C për 27-30 minuta Më pëlqen ta shoqëroj me mjedra ose fruta pylli pasi shija e tyre e athët kombinohet më së miri me çokollatën e zezë. E pluhurosim me kakao para se ta shërbejmë. Ju bëftë mirë!