456
Arta Elezaj, merr përherë vëmendje me postimet e saj në rrjetet sociale ku është mjaft aktive dhe ka mbi 200 mijë ndjekës.
Jeta luksoze që shfaq në profilin e saj në instagram e kanë bërë aktorën një nga personazhet më të komentuara në mediat rozë, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi, Arta bashkë me modelet Arta Nitaj dhe Kejvina Kthellen e kanë pritur Vitin e Ri në Dubai.
Ndërkohë, Kejvina ka postuar një video ku Arta shihet duke shijuar në maksimum atmosferën ku bënë edhe disa lëvizje sensuale në veshjen provokuese me dekolde të hapur.