fbpx

Arta Nitaj feston ditëlindjen në mënyrë të veçantë

nga Revista Kosovarja

Arta Nitaj mbetet e komentuar për jetën e saj private dhe paraqitjet provokuese në rrjetet sociale.

Modelja dhe aktorja e njohur së fundi ka filluar pushimet në Dubai, dhe atje ka festuar ditëlindjen e saj të 25-të.

Ajo mbrëmë ka postuar disa pamje në rrjetin social “Instagram”, ku ishte duke u argëtuar në një klub nate në Dubai, në shoqërinë e mikeshës së saj.

Bukuroshja nga Peja ka sjellë disa pamje tjera duke treguar edhe dukjen.

E veshur në një fustan elegant me ngjyrë rozë, në të cilin ekspozoi linjat e përkryera, Arta dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse.

“25 asnjëherë nuk është dukur kaq mirë”, ka shkruar Arta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]