fbpx

Arta Nitaj realizon tatuazh “syrin gjithçkapamës”

nga Revista Kosovarja

Bukuroshja Arta Nitaj është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke marrë në të shumtën e rasteve vëmendjen me paraqitjet atraktive.

Së fundmi, ish-aktorja e “O Sa Mirë” ka bërë të ditur se ka realizuar një tatuazh të ri në trupin e saj.

Bëhet fjalë për një vizatim të ri në këmbën e saj të majtë, të cilin Nitaj e ka realizuar gjatë pasdites të së premtes.

Ajo ka publikuar një fotografi të tatuazhit të ri në InstaStory, duke treguar se ka vizituar një sy në këmbën e majtë, duke bërë fansat të asociojnë në syrin gjithçkapamës.

Tatuazhi është i shoqëruar me detaje zemrash dhe trekëndëshash që e plotësojnë atë dhe e bëjnë më voluminoz.

Arta përndryshe ka të realizuara edhe disa tatuazhe tjera të cilat i ka zbuluar në fotografi të ndryshme.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]