fbpx

Artan Hajrizi: Para dy dite, Fatoni erdhi në Gjermani, u grinda me të, i thashë do ta thërras policinë

nga Revista Kosovarja

Artan Hajrizi, në “Debat Plus”, ka thënë se vëllai i tij Faton Hajrizi, para dy dite kishte shkuar në Gjermani te banesa e tij.

Sipas Artan Hajrizit, vëllai i tij Fatoni, ka kërkuar të qëndrojë në banesën e tij, por që ky nuk e ka lejuar. Madje, sipas tij, e ka kërcënuar, duke i thënë se nëse nuk del nga banesa e tij për një orë, do t’ia thërrasë policinë.

Tutje, ai u shpreh se Fatoni ia ka marrë dokumentet personale pa lejen e tij.

“Fatoni pa lejen tem m’i ka marrë dokumentet. Fatoni ka ardhë në 7 të mëngjesit para dy dite. Unë nuk e kam strehu në shtëpi. Më ka thirrë në telefon, i kam thënë mos më fut në këso sene. Ai e ka ditë adresën tem përmes Westerunionit që i kam dërgu familjes tem pare. Ai është ardhë këto, unë zilen e kam Hajrizi, i ka mëshu ziles, unë kam dalë me pa kush është, ka qenë 7 i mëngjesit, ka qenë me dikë. I kam thënë prej dritare, çka ka, më ka thënë dua të flas me ty. Kur u ngjit lart, i kam thënë këtu mos mendo që mundesh me nejt. Unë thashë nuk i dua këto probleme, jam njeri familjar, s’i dua këto gjëra, sepse asnjëherë s’kam pasur probleme. I kam thënë një orë i ke afat me nejt, më tha jam ardhë me nejt. Jam grindur me të”, u shpreh ai në “Debat Plus”.

“I thashë nuk ke vend këtu, i thashë e thirri policinë që nuk del prej këtu. I dhashë afat një orë. Më tha po rri një orë edhe po dal. Ai u ardh me m’i marrë dokumentat edhe me ecë. Dokumentat i kam pasur [në tavolinë]. I kam bërë gati letrat për vajzë, pasoshin e kam pasur mbi, m’i ka nxjerrë pa më pyet. Ka menu që mundet me bë diçka me dokumente të mia, por s’mundesh asgjë”, vijoi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]