Artan Thaçi, djali i aktorit të ndjerë Rasim Thaçi – Cima, ka prekur zemrat e ndjekësve me një gjest domethënës.
Ai ia ka dhuruar futbollistit të ri Belgjin Jashari një fanellë me numrin 9, të cilën dikur ia kishte dhuruar legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, babait të tij, shkruan “Kosovarja”.
Në një postim në Instagram, Artani e cilësoi këtë fanellë si dhuratën më të çmuar që i kishte mbetur nga babai i tij dhe vendosi t’ia dorëzojë me shumë dashuri Belgjit, të cilin e konsideron si një yll të ri që po ndriçon gjithë shqiptarët.
Me këtë akt simbolik, ai shprehu besimin e plotë se Belgji do ta përfaqësojë denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare.