fbpx

Artisti italian Rosa bën ‘twerk’ në prehrin e reperit Fedez dhe i dhuron puthje pasionante

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i “Made in Italy”, Rosa Chemical përfshiu reperin e njohur italian, Fedez në performancën e tij.

Pasi i bëri ‘twerk’ në prehrin e reperit që ishte ulur në rreshtin e parë, më pas e tërhoqi zvarrë në skenë duke e marrë nga rreshti i parë i publikut.

Fedez shfaqet shumë i habitur. Duart e Chemical përkëdhelin në fytyrën dhe gjoksin e reperit milanez. Dhe në fund dyshja u puthën në buzë, më pas të dy përqafohen dhe Federiko ulet sërish në mes të turmës, dukshëm i zënë në befasi.

E gjithë kjo ndodh nën sytë e Chiara Ferragni, bashkëshortja e reperit Fedez, e cila tha se ka mbetur pa fjalë nga kjo ndodhi kur u ngjit në skenën e festivalit.

Megjithatë, në fund të mbrëmjes çmimin kryesor e rrëmbeu Marco Mengoni me këngën “Due Vite”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]