Tashmë konkurrentët e emisionit “Përputhen” janë qendër e opinionit dhe mediave rozë.
Ata janë të ndjekur jo vetëm në emision, por edhe në rrjete sociale e jashtë tyre, shkruan “Kosovarja”.
Vajzat janë të përfolura edhe për faktin se shumica prej tyre gjatë kësaj periudhe në emision kanë bërë ndërhyrje, duke ndryshuar kështu tipare nga vetja e tyre.
Jasmina është personazhi i fundit, e cila ka vendosur që të bëjë një ndryshim, në paraqitje.
Përmes rrjetit social Instagram, ajo tregoi se ka bërë vetullat tattoo.
Pati komente të shumta nga ndjekësit e saj, duke e përgëzuar për këtë ndryshim. /Kosovarja/