Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shënimi i fundit që Mbretëresha Elizabeth i dedikoi Princit Philip dje

nga Revista Kosovarja

Mbretëresha Elizabeth bëri një gjest të dashur për burrin e saj prej 73 vjetësh, duke vendosur një shënim bashkë me kurorën e luleve mbi arkivolin e Dukës së Edinburgut gjatë funeralit të tij dje.

Mbi artikull

Ishte i paqartë të lexohej i gjithë shkrimi megjithatë shihej se ajo e nënshkroi me pseudonimin “Lilibet” – një emër me të cilin i flisnin në fëmijëri.

Por Princi Philip mendohet të ishte personi i vetëm që vazhdonte ta thërriste me këtë emër.

Ndërsa kurora përmbante zambakë të bardhë, trëndafila të vegjël të bardhë, freesia të bardha, lule dylli të bardha dhe jasemin.

Moneytizer Paragrafi 4

Pallati nuk pranoi të komentonte mbi detajet personale të letrës, duke thënë se “është private”.

Gjatë varrimit, mbretëresha mbajti zi për burrin e saj, duke ulur vetëm në një stol të kishës St.George.

Në përputhje me udhëzimet pandemike, Mbretëresha dhe pjesëmarrësit e tjerë kishin maska në fytyrë dhe ruanin distancën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]