Ka dështuar edhe tentativa e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, për shkak të mungesës së mbështetjes për ndryshimin e formës së votimit për Kryetarin e Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, ka insistuar sërish që zgjedhja e kryeparlamentarit të bëhet përmes votimit të fshehtë. Megjithatë, kjo nismë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë opozitare..
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë. Në momentin kur kjo çështje u hodh në votim, këto parti zgjodhën të mos marrin pjesë në procesin e votimit.
Në seancë ishin të pranishëm 109 deputetë, por mungesa e konsensusit bëri që procesi të ndërpritej.
“54 deputetë për, një kundër, abstenime s’ka. Ndërpritet seanca”, deklaroi Kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Seanca e radhës për përpjekje të mëtejshme në konstituimin e Kuvendit është caktuar për të premten, në orën 11:00.
Ndërkohë, emri që vazhdon të qëndrojë si propozim i VV-së për pozitën e Kryetares së Kuvendit mbetet Albulena Haxhiu