fbpx

As sot nuk konstituohet kuvendi, seanca e radhës të shtunën

nga Revista Kosovarja

Ka dështuar sërish seanca konstituive.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thënë se në sallë janë 102 deputetë.

Ai i ftoi sërish PDK’në, LDK’në, AAK- Nisma dhe Listën Serbe që të propozojnë nga një anëtar të komisionit për votim të fshehtë. Sërish këto parti refuzuan të propozojnë.

Më pas, Dehari e hodhi në votim komisionin, i cili nuk i mori votat e nevojshme.

51 vota ishin kundër, 1 kundër ndërsa s’pati asbtenim.

Dehari tha se seanca tjetër do të mbahet më 21 qershor nga ora 10:30.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]