fbpx

Asfaltohet rruga shumë me rëndësi për Prishtinën…

nga Revista Kosovarja

Me ardhjen e qeverisë së re në komunën e Prishtinës, përditë po shihet se premtimet e dhëna po realizohen .

Të pakta janë ato hapësira në kryeqytet ku nuk punohet : lirohen hapësirat e uzurpuara me vite, meremetohen rrugët e dëmtuara, shtrohen kalldrëme, asfaltohen dhe hapen rrugë të reja , krijohen parqe me gjelbërim…


Shkurt, shumë kah kryeqyteti ka nisë të ndryshojë dhe po merrè pamje té reja me çka edhe qytetarët shprehin kënaqësinë , siç thonë ata, mē nē fund një kryetar me stafin e tij po realizon premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore .

Këto arritje të aksioneve të shumta të komunës i gjejmë të shënuara edhe nw rrjetin social të Florian Dushit, drejtor i Inspekcionit.

Ja ç ‘ shkruan Dushi në postimin e tij për aksionin e ndërmerrur këto ditë:

Sot kisha kënaqësinë që bashkë me nënkryetarin Alban Zogaj dhe Drejtorin Krenar Xh. Xhaferi të marr pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës, e cila konsiderohet me shumë rëndësi për Prishtinën , e që do e lidhë Qendrën e Panaireve në Shkabaj me rrugën kryesore tè Kodrës së Trimave dhe do të shërbejë si rrugë tranzite për Obiliq, Fushë Kosovë etj.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]