fbpx

“Asgjë nuk isha unë, krahasuar me çfarë është kjo” Fifi ka një mesazh pas hyrjes së Big Mama në “Big Brother VIP”

nga Revista Kosovarja

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” hynë edhe dy banorë të rinj. Një prej tyre është këngëtarja e mirënjohur, Big Mama, e cila iu është bashkuar banorëve të tjerë në garën për çmimin e madh.

Por, hyrja e saj nuk ka kaluar pa reagime, një i tillë ka ardhur edhe nga këngëtarja e njohur dhe ish-konkurrentja, Fifi.

Përmes një postimi në Instastory, Fifi ka uruar Big Mamën për rrugëtimin e ri, teksa ka dhënë një porosi për të dhe prezantuesen e spektaklit, Arbana Osmanin.

Të dua Besianë, hallakatmi krejt. Arbana, asgjë nuk isha unë, çka është kjo”, ka shkruar Fifi në postimin e saj.

Kujtojmë që Fifi u largua nga shtëpia e famshme pas gjendjes së saj emocionale, duke deklaruar se ka nevojë të dalë jashtë që të merret më shumë vete.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]