Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Askush nuk e priste-Ja çfarë pune është duke bërë Luana Vjollca

nga Revista Kosovarja

Moderatorja Luana Vjollca ka ndezur kuriozitetin e ndjekësve me disa story të publikuara nga Berati, ku shihet në një set xhirimi profesional, mes kamerave, makinave të produksionit dhe ekipit teknik.

Mbi artikull

Edhe pse Luana nuk ka zbuluar asnjë detaj zyrtar mbi projektin, titullin apo rolin e saj, një element bie menjëherë në sy: bashkëpunimi i saj me Olsi Bylykyn. Në një prej videove të tij të ndara sot, Olsi publikon momentet nga “Day 16” i xhirimeve të filmit të tij të ri, ku duket i përqendruar para kamerës dhe në të njëjtën ditë Luana ndan pamje nga i njëjti set.

Kjo përforcon dyshimet se Luana është pjesë e filmit të ri të Olsi Bylykut, një bashkëpunim që askush nuk e priste dhe që ka trazuar rrjetin vetëm me disa pamje të shkëputura.

Ajo mjaftohet vetëm me mbishkrimet “Deri ne fund dëgjojeni” dhe “Nisim.”, duke lënë të kuptohet se projekti është në fazë intensive pune, por duke mos zbuluar asnjë detaj më shumë.

Moneytizer Paragrafi 4

Me sa duket, Luana po përgatitet për një rikthim surprizë, këtë herë jo në skenë, por në ekranin e madh.

Ndjekësit mezi po presin të zbulojnë më shumë mbi rolin e saj dhe projektin që pritet të bëjë bujë sapo të publikohet.

Screenshot

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]