Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mes lotësh, kolegët i japin lamtumirën e fundit Shpatit

nga Revista Kosovarja

Po mbahet ceremonia e varrimit të këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta të mërkurën e kësaj jave.

Mbi artikull

Varrimi mblodhi një numër të madh familjarësh, miqsh, kolegësh, dhe fansash, si dhe shumë emra të njohur nga bota e estradës dhe mediave.

Prania e personaliteteve publike ishte e madhe, duke dëshmuar respektin dhe dashurinë që gëzonte Kasapi në mesin e kolegëve të tij.

Në mesin e të pranishmëve u panë këngëtarët dhe kolegë të tij, figura të njohura: si Blero, Drilon Hoxha, Erik Lloshi, Rezart Veleshnja, Andueli, Burim Hoxha e të tjerë.

Moneytizer Paragrafi 4

Të gjithë të pranishmit shprehën ngushëllimet e thella për familjen Kasapi, duke e konsideruar humbjen e këngëtarit si një mungesë të madhe për skenën muzikore shqiptare.

Lamtumirë Shpat!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]