fbpx

‘Asnjë ushtar amerikan në Ukrainë’, Biden prezanton sanksionet ndaj Rusisë: Ndërhyjmë vetëm nëse preken anëtarët e NATO-s

nga Revista Kosovarja

Presidenti amerikan Joe Biden gjatë një konferencë në Shtëpinë e Bardhë ka njoftuar masat që do të vihen ndaj Kremlinit si përgjigje ndaj agresionit ushtarak ndaj Ukrainës.

Këto masa, sipas presidentit, do të kenë pasoja të menjëhershme ndaj ekonomisë ruse, duke penguar zhvillimin e teknologjisë në fusha të ndryshme, nga ajo civile tek ajo hapësinore.

Por do të jetë fusha bankare dhe financiare ajo që sipas tij do të goditet më shumë, me asete të bllokuara që shkojnë deri në 1 trilion dollarë, por edhe çdo mundësi investimi rus në dollarë.

Presidenti amerikan ritheksoi se ushtarët amerikanë nuk do të ndërhyjnë në territorin ukrainas, por do të merren masa për të siguruar vendet aleate të NATO-s, që artikulli 5 që parashikon ndërhyrje ushtarake në qoftë se një anëtar i Aleancës sulmohet, do të respektohet menjëherë.

Biden paralajmëroi se sulme kibernetike të mundshme do të marrin përgjigje të forta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]