fbpx

“Ata po mbahen peng”, Vlora Çitaku, Bekim Çollaku dhe Abelard Tahiri vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

nga Revista Kosovarja

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me Abelard Tahirin, Bekim Çollakun dhe Arlinda Ramadanin kanë vizituar sot ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Çitaku përmes një fotografie të publikuar nga atje, teksa ka thënë se ish-krerët nuk janë të burgosur, por ata po mbahen peng.

“Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë. Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha sesa sfida në të cilën po kalojnë sot”, ka shkruar mes tjerash Çitaku.

Gjithashtu ajo ka thënë se pas kësaj vite te Presidenti Thaçi, ata kanë dalur optimistë në ngadhënjimin e drejtësisë.

Postimi i plotë pa ndëhyrje:

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë. Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha sesa sfida në të cilën po kalojnë sot.

Ata nuk janë të burgosur.

Ata po mbahen peng.

Megjithatë, edhe pas kësaj vizite te Presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhënjimin e drejtësisë.

Bashkë me Arlindën, Bekimin dhe Abelardin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]