fbpx

Ata që shpallen fajtorë nga Gjykata Speciale nuk do ta vuajnë dënimin as në Kosovë as në rajon

nga Revista Kosovarja

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova do vendosë se në cilat shtetet do vuajnë dënimin, ata që shpallen fajtorë

Aktualisht janë vetëm të akuzuar.

Ish eprorët e UCK-së ngarkohen për krimet që thuhet se janë kryer gjatë vitëve 99-2000.

Ftesë nga Specialja, pos atyre që ndodhet në paraburgim kanë marrë edhe shumë të tjerë.

E nëse të akuzuarit potencialë të GJ.S shpallen fajtorë, ata nuk e vuajnë dënimin në vendin ku gjykohen. E madje, ata s’do e kenë mundësinë që të vuajnë dënimin as në vendin nga vijnë por as në shtetet e rajonit.

Derisa, emrat e shteteve për të cilat ka marrëveshje për vuajtjen e dënimit, po mbahen sekrete.

Neni 162 i Kushtetutës së Kosovës parashikon që Dhomat e Specializuara të kenë të gjitha kompetencat dhe mandatin e nevojshëm për të mundësuar mbajtjen e dënimeve jashtë territorit të Kosovës nga cilido i dënuar. Në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorëve të Specializuar dhe Rregulloren e Procedurës dhe Provave, Presidenti i KSC, pasi ka dëgjuar të Akuzuarin, do të vendosë në cilin Shtet i Akuzuari do të vuajë dënimin e tij, duke zgjedhur nga një listë e shteteve që kanë rënë dakord të pranojnë persona të dënuar. Për arsye operacionale, ne nuk mund të komentojmë mbi statusin e marrëveshjeve të tilla.

Kjo mënyrë e transferimit të të dënuarve të Speciales, parashihet edhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]