fbpx

Atdheu flet për herë të parë, tregon raportin e tij me Bora Zemanin

nga Revista Kosovarja

Atdhe Xheravina dhe Bora Zemani jo rrallëherë janë përfolur në medie për raportin mes tyre.

Dyshja janë komentuar për raportin që kanë, pasi Atdheu ka shprehur pëlqimin ndaj moderatores qysh kur përfundoi misionin e tij në Për’puthen.

I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Atdheu i është rikthyer sërish këtij debati.

“Kam frikë edhe të flas, se unë flas gjë tjetër, portalet shkruajnë gjë tjetër”, u shpreh ish-konkurrenti i Për’puthen.

Atdheu gjithashtu u shpreh se kjo gjë i ka prishur punë edhe Bora Zemanit.

“Jam lodhur shumë, pasi edhe Borës i ka nxjerrë probleme kjo puna me mua. Në fillim e kam marrë me shaka e sportivitet, por vazhduan shumë”, tha ish-konkurrenti, referuar lajmeve për ta.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]