fbpx

Atdheu i fiksuar pas Erjolës, i vendos pranga

nga Revista Kosovarja

Konkurrentët e Kepit të Tundimeve vendosën të sfidonin njëri-tjetrin në një lojë me rrëfime dhe sfida. Fatjoni dhe Atdheu nuk i besuan Erjolës kur tha se “nuk ka tradhtuar asnjëherë” dhe vendosën ta ndëshkojnë.

Atdheu i vendosi pranga, por më pas Erjola këmbënguli se “as nuk ka tradhtuar dhe as nuk është tradhtuar” dhe hoqi prangat me forcë.

Pas këtyre komenteve, ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe moderatorja e “E Diell” kaluan disa momente të bukura së bashku, teksa zhyteshin dhe notonin në det.

Atdheu duket se ka krijuar një pëlqim për Erjolën pasi dhe në puntatën e parë e vuri në dukje.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]