fbpx

ATK shqipton mbi 200 gjoba në vlerë afër 50 mijë euro për lokalet e natës dhe gastronomisë

nga Revista Kosovarja

209 gjoba në vlerë rreth 48 mijë euro u ka shqiptuar Administrata Tatimore e Kosovës lokaleve të natës dhe atyre të gastronomisë, gjatë inspektimeve javën e kaluar.

ATK gjatë inspektimit në lokalet e natës dhe restorante ka gjetur 63 punëtorë të padeklaruar ndërsa ka konfiskuar 4 printerë jofiskal.

“Këto kontrolle janë iniciuar me qëllim të monitorimit dhe verifikimit të zbatimit të ligjeve dhe rregullave tatimore, kur kemi parasysh se tek këta sektorë në sezonin e verës kemi shumëfishim të aktivitetit”- ka njoftuar ATK-ja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]