fbpx

ATK thirrje këngëtarëve: Deklaroni dhe paguani obligimet tatimore gjatë sezonës verore

nga Revista Kosovarja

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), iu ka bërë thirrje këngëtarëve që të përmbushin të gjitha obligimet tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në njoftim thuhet se përmendet sezoni i verës, ku këngëtarët kanë aktivitete të shumta muzikore.

ATK i ka ftuar këngëtarët që të deklarojnë dhe të paguajnë të ardhurat në mënyrë që mos të bëhen pjesë e ndëshkimeve tatimore.

Njofitmi i plotë:
THIRRJE PËR KËNGËTARËT PËR TË GJITHA AKTIVITETET MUZIKORE DHE ARTISTIKE GJATË SEZONËS VERORE

Me fillimin e sezonës verore ka rritje të konsiderueshme të aktiviteteve muzikore dhe artistike, andaj njoftojmë të gjithë artistët, këngëtarët, organizatorët e eventeve dhe subjektet e përfshira në ofrimin e shërbimeve argëtuese, se janë të obliguar të përmbushin detyrimet e tyre tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kjo periudhë e intensifikuar e angazhimeve artistike nuk përjashton askënd nga përgjegjësitë ligjore.

Pagesa e tatimeve është obligim ligjor.

Ftojmë të gjithë të deklarojnë dhe të paguajnë të ardhurat në mënyrë që mos të bëhen pjesë e ndëshkimeve tatimore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]