Aurela Gaçe momentalisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja e njohur ka udhëtuar atje për disa koncerte por e ka të pamundur të kthehet në kohën kur kishte planifikuar.
Kjo pasi uragani Lan ka koditur Kubën dhe Florida ku ndodhet Aurela po përgatitet për erëra të forta dhe përmbytje.
Në parandalim të katastrofave vendi ka mbyllur aeroportet dhe ka marrë masa të tjera.
Përmes rrjeteve sociale këngëtarja shqiptare ka zbuluar ata janë larguar nga hotelet ku ndodhedhin dhe tani është tek shtëpia e disa miqve të saj më e sigurt.
“Përshëndetje të gjithëve, uroj të jeni mirë. Edhe unë jam mirë, por momentalisht ndodhem në Florida në Amerikë dhe vendi ku unë ndodhem pritet të goditet nga një uragan i fuqishëm. Nuk është në dorën time. Janë mbyllur aeroportet, portet, na kanë evakuauar nga hotelet ku ndodheshim. Tani ndodhem në një vend më të sigurtë në shtëpinë e miqëve të mi,”-tregoi ndër të tjera Aurela.
https://www.instagram.com/p/CjBYGhlOq1G/?utm_source=ig_web_copy_link