fbpx

Austria goditet nga tërmeti

nga Revista Kosovarja

Rreth orës tre të mëngjesit të së enjtes, zona lindore e Austrisë është prekur nga një tërmet me fuqi prej 4.5 magnitudë.

Epiqendra e tërmetit ishte mes Vjenës dhe Gracit, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, sipas platformës për regjistrimin e termeteve EMSC, shkruan Gazeta Insajderi.

Nuk raportohet për dëme materiale deri më tani.

Dridhjet, sipas platformës, janë ndier edhe në Çeki, Slloveni dhe në Zagreb të Kroacisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]