fbpx

Authentic Brand Tirana dhe “Fleur De Lys”, parajsa e markave të luksit

nga Revista Kosovarja

Tirana metropolitane në gjirin e saj ngërthen shumë biznese të ndryshme, disa nga to më të dalluara dhe famoze, siç është “Fleur De Lys”, dyqani i rrobave dhe aksesorëve të markave më prestigjioze në botë.

Siç kuptojmë, e gjitha nsi krejt papritur kur para gjashtë vitesh Valmira Koldashi kishte hapur një faqe në Instagram të quajtur Authentic Brand Tirana dhe ku po shiste veshje dhe aksesor të brendeve më me zë.

Faqja filloi tw ecte me hapa shumë të mirë, ndjekësit shtoheshin çdo ditë, po ashtu edhe bleresit edhe shitësit derisa ishte totalisht e nevojshme hapja e një dyqani fizik, ku klientet të vinin e ti shikonin fizikisht produktet.

Në “Authentic Brand Tirana mund të porosisni online veshje nga “Hermes”, “Chanel”, “Louis Vuitton”, “Gucci”, “Prada”, “Valentino”, e shume e shumë të tjera, të cilat gjenden ekskluzivisht edhe në butikun “Fleur De Lys” në bllok pranë Sheshit Willson, në katin e parë të një godine buzë rruge.

Në butik, por edhe në faqe në Instagram mund të porositen syze, këpucë, patika, çanta, aksesor dhe veshje.

“Disa prej klienteve tona e quajnë butikun dhe faqen tonë, parajsa e markava të luksit pasi tek ne mund te gjejnë çanta apo veshje të markave më elitare si “Hermes”, “Chanel”, “Louis Vuitton”, “Gucci”, “Prada”, “Valentino”, etj, thotë Valentina, e cila tregon se pavarësisht faktit se të gjitha produktet janë autentike dhe origjinale, shiten me një çmim mjaftë të arsyeshëm.

Një gjë interesante në “Authentic Brand Tirana” dhe “Fleur De Lys” është se nëse një veshje apo çantë nuk ju bënë ose nuk ju pëlqen, atëherë mund ta ri-shisni dhe ti merrni sërish paratë.

Ndryshe, sot faqja në Instagram numëron afro 30 mijë ndjekës real nga Shqipëria, Kosova dhe e gjithë bota, pasi Authentic Brand Tirana dërgon porosi në gjithë botën përmes postes së shpejtë DHL.

“Transparenca me klientin është maksimale. Ju paguani për atë që blini. Çdo artikull forografohet imtësisht dhe pershkruhet çdo detaj shoqërues”, thotë në fund pronarja Valmira Koldashi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]