fbpx

Autobusi me targa të Kosovës përplas për vdekje çiklistin në Rrugën e Kombit

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit në afërsi të Rubikut ku një autobus me targa të Kosovës ka përplasur për vdekje një person që lëvizte me biçikletë.

Sipas Report Tv ende nuk dihet identiteti i personit që humbi jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka rrethuar zonën ku ndodhi aksidenti tragjik.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]