fbpx

Automjeti që u përfshi nga zjarri po transportonte para

nga Revista Kosovarja

Automjeti që u përfshi sot nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, ishte i një kompanie të sigurimeve, e cila po transportonte.

Nga kompania “Besa Security”, kanë deklaruar për Express se nuk janë shkaktuar dëme në njerëz dhe në paratë që po transportoheshin.

“Gjithçka është në rregull, punëtorët që kanë qenë në automjet nuk janë lënduar, as paratë nuk janë dëmtuar”, kanë deklaruar nga kjo kompani.

Ndërkohë, lexues të Express sot kanë dërguar video nga momenti kur automjeti i “Besa Security” ka marrë flakë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

 

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]