fbpx

Autori i shumë këngëve shqiptare zbulon sekretin e Luizit, flet për lidhjen e tij me vajzën e Jozefinës

nga Revista Kosovarja

Autori i njohur i shumë këngëve shqiptare, Agim Doçi ka bërë një koment për banorin e shumëpërfolur të “Big BrotherVip”, Luiz Ejlli.

Poeti u shpreh se këngëtari përpiqet që ta imitojë atë në çdo gjë, por sipas tij kjo është e pamundur sepse Doçi është i paimitueshëm. Doci përmendi më tej në një intervistë për “Ora News” edhe lidhjen e Luizit me vajzën e Jozefina Topallit.

“Luiz Ejllin e kam njohur kur ka qenë 11 vjeç. 14 vjeç, 17vjeç, 18 vjeç diplomat shqiptar në Paris, Pse vetëm nga lidhja e krushqisë. Kush e ka meritu, Luizi vajzën e Jozefinës apo vajza e saj Luizin. Luizi rrjedh nga një familje e varfër shqiptare që ka revoltën e vet me shpërthy dhe ai ka arrit deri aty sa në të gjitha veprimet do të imitojë Agim Doçin. Unë jam i paimitueshëm. Më imiton në çdo gjë”, tha Agim Doçi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]