fbpx

Avokati Besnik Berisha uron për ditëlindjen e Butrint Imerit

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i njohur Butrint Imeri feston ditëlindjen dhe mes shumë urimeve nga fansat dhe miqtë, ai ka marrë edhe një dedikim të veçantë nga daja i tij, avokati i njohur Besnik Berisha.

Në një postim prekës dhe plot dashuri, Berisha e quan Butrintin “i dashur, i veçantë, i pathyeshëm” dhe “Trintushi ynë”, duke e cilësuar si një burim krenarie dhe forcë për gjithë familjen.

“Sot nuk është vetëm festa jote, por është festë për të gjithë ne që kemi privilegjin të të kemi pjesë të shpirtit,” shkruan ai, duke uruar që Butrinti të jetojë 100 vjet, me po të njëjtën zemër “të madhe, të pastër dhe të vërtetë”.

Ky urim i ndjerë ka prekur fansat dhe ka treguar edhe një herë lidhjen e fortë familjare që artisti ka me të afërmit e tij. Pa dyshim, një ditëlindje që Butrinti do ta mbajë mend gjatë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]