fbpx

Avokati: Familja dhe shtëpia e Naser Pajazitajt është sulmuar me armë zjarri

nga Revista Kosovarja

htëpia e Naser Pajazitajt është sulmuar me armë zjarri.

Kështu ka bërë të ditur avokati i tij, Ahmet Tahiri.

Tahiri thotë se sulmi ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe se ka traumatizuar Naserin dhe familjen e tij.

“Lusim organet e drejtësisë, përkatësisht Policinë dhe Prokurorinë Themelore në Pejë që sa më parë të zbulohet ky rast dhe personat që kanë kryer këtë vepër sa më parë të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar!” ka thënë Tahiri.

Kujtojmë se Naser Pajazitaj është liruar nga akuza për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, ndonëse paraprakisht i ishte shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]