fbpx

Avokati i familjes së Agonis Tetajt: Gjykata me vendimin e sotëm krijoi pasiguri te qytetarët

nga Revista Kosovarja

Avokati, Berat Tmava si përfaqësues si familjes Tetaj ka thënë se nuk ka mbetur i befasuar me vendimin e Gjykatës Themelore të Pejës për dënimin e Shaban Gogajt me vjet e gjysmë burg për vrasjen e Agonis Tetajt.Ai ka thënë se shtyerja e vazhdueshme e seancave gjyqësore për arsye banale e ka bindur se gjykimi nuk do të jetë i drejtë.

“Sigurisht në cilësinë e përfaqësuesit të palës së dëmtuar familjes Tetaj, të cilëve ju vra më i dashuri i tyre Agonisi, nuk kam mbetur i befasuar me këtë vendim. Kjo për faktin se vetë odisejada e shtyrjes së seancave për arsye banale na ka bindur se gjykimi do të vazhdoj vetëm atëherë kur pala e akuzuar është bindur se do të shpallet fajtor vetëm për vrasje nga pakujdesia”, ka shkruar Tmava në profilin e tij në “Facebook”.Ai më tej ka thënë se gjykata me këtë vendim krijoi pasiguri juridike tek qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sipas Tmavës, kjo çka ka ndodhur sot na kujton kohën e gladiatorëve, kur gladiatorët vdisnin në arenë nga kthetrat e luanëve ndërsa të pasurit të cilët qëndronin më lozhë duartrokitnin!“Dy fjalë për Trupin Gjykues, me vendime të tilla nuk mund ta mbuloni anshmërinë e juaj nuk e di se si do të silleshit ju po që se i ndjeri do të ishte anëtar i familjes suaj.

Një ditë do të ju ndjekë keqardhja për këtë vendim dhe ajo ditë nuk do të jetë e largët, si dhe do të bindeni se ai vendim nuk ishte vendim i drejtë por vendim i ndikuar. Dostojevski jo më kot ka thënë: Mos u ngutni se në ferr ka vend për të gjithë”, ka përfunduar Tmava.

https://www.facebook.com/berat.tmava/posts/10229863412875217

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]