fbpx

Avokati i njohur e konstaton se ne kosovaret jemi njerëz të ndershëm, kjo është arsyeja

nga Revista Kosovarja

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një përvojë interesante që i ka ndodhur së fundi.

Ai e ka harruar çantën e dorës në objektin e Gjykatës Themelore të Prizrenit në një vend shumë të ekspozuar dhe kur e ka gjetur nuk i ka munguar asgjë.

Nga kjo ai e ka konstatuar se shumica e popullatës së Kosovës janë njerëz të ndershëm.

Shumica e popullatës në Kosovë janë të ndershëm.

Ky qëndrim i imi mbështet me faktim se dje në Gjykatën Themelore në Prizren, e kam harruar çantën e dorës – e cila hyn në çantën e madhe të lëndëve – në sallë të gjykimit.

Në te i kam pasë të gjitha kartelat e bankave, dokumentet personale duke e përfshirë pasaportën dhe një shumë të konsiderueshme të të hollave.

Paramendoni sa qarkullimi është në gjykatë, e çanta ka qenë e ekspozuar.

Asgjë nuk po më mungon!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]