fbpx

Avokati i Thaçit i ashpër me Prokurorinë: Pse e ngritët aktakuzën kur nuk jeni gati, klientët tanë e kanë humbur lirinë

nga Revista Kosovarja

Avokati Pierre Richard Prosper ka thënë se ka ende informacione që nuk i kanë marrë nga prokuroria. Madje ai ka reaguar ashpër, duke i pyetur se “nëse nuk jeni gati, pse e ngritët aktakuzën?”.

Ai ka thënë se dokumentet po i marrin copë-copë nga Prokuroria.

“Se kemi parë tërë paketën në tërësi. Së pari të kuptojmë lidhur me këtë informacion. Ne po i marrim dokumentet copë-copë, prokuroria ka 5 vjet që punon, duhet të jetë gati. Ata e kanë paraqitur akuzën para një viti e gjysmë. Thonë se jemi të zënë, kemi punë të tjera. Pse e ngritët aktakuzën pra? – Na keni vënë në një pozitë ku klientët tanë e kanë humbur lirinë, prezumimin e fajësisë. Sepse Prokuroria nuk është gati, po marrim materiale sipas tekave të tyre“, tha Propser.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]