fbpx

Avokati Koci për vrasjen në Kaçanik: Ishte e organizuar në formë mafioze

nga Revista Kosovarja

Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me vrasjen që ndodhi të hënën mbrëma në Kaçanik.

Duke e përshkruar se si ka ndodhur rasti, Koci ka thënë se kjo është vrasje tipike e llojit të mafiozëve.

“Mbrëmë vonë në magjistralen Ferizaj Kaçanik, persona të panjohur kanë shti breshëri plumbash mbi shoferin, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Pak më tutje, pas një kohe, në afërsi të fshatit Soponicë të Kaçanikut, është gjetur një veturë e përfshirë në flake”.

“Modus operandi tipik i vrasjeve të organizuara mafioze. Vrajë dhe digje veturën me i humbë gjurmët”, ka shkruar ai në Facebook.

48-vjeçari me inicialet N.C., u gjet i vdekur të hënën në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Hetimet e para flasin për një vrasje e cila dyshohet se u krye rreth orës 23:50.

 

Policia ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ekzaminimet në vendin e ngjarjes tregojnë se personi apo persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kishin gjuajtur me breshëri plumbash drejt automjetit ku ishte viktima N.C.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]