fbpx

Avokati Ngjela lëshohet në muhabete për gratë, ia komenton edhe buzët Ana Kaurit

nga Revista Kosovarja

Avokati Spartak Ngjela shpesh befason me deklaratat e tij.

Së fundmi avokati, i ftuar në rubrikën “Trotuar” në e Diell tha se ‘nëse femra do të ishte e bukur, do të binte në dashuri’. Problemi nuk është intelekti, tha avokati, por fjala. Mënyra e të shprehurit të femrës, sipas Ngjelës, është ajo që bën për vete ose largon një mashkull.

Po ashtu ai dha edhe një koment për buzët e ish-konkurrentes së Përputhen Ana Kauri.

“A më pytetët mua tani, unë po jap timen. Mundet edhe të jem i gabuar, por po të jetë e bukur dhe seksi, pra erotike, unë bie në dashuri. Por dashuria varet nga potenca e brendshme që ka burri dhe duhet ta ketë mobilitet permanent.

Dashuri, dashuri, dashuri, sa herë të kapi, por kryesorja është mënyra e të shprehurit të saj. Intelekti pa fjalën nuk vlen. Isha njëherë në një leksion dhe më thotë një femër, jepi zgjidhje kësaj, ku qëndron thelbi. Ta them unë i thash, ‘bën dashuri me memec ti?’, ‘Jo’ më tha. Atëherë mbaron historia. Fjala është kryesorja”, u shpreh avokati.

“Është problemi se nuk ia dimë si i ka buzët e saj origjinale. I ka bërë si afrikane. Unë nuk e di. E bukur është, por është miksturë”, tha ai për Ana Kaurin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]